53 persona të tjerë u vranë dhe 357 u plagosën nga operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha të enjten Ministria e Shëndetësisë në Gaza, raporton CNN.
Numri i të vdekurve në Gaza që nga 7 tetori është 36,224, me 81,777 të plagosur, tha ministria.
CNN nuk mund t’i verifikojë numrat e Ministrisë që nuk e bën dallimin e viktimave midis luftëtarëve dhe civilëve.
Ministria nuk përfshin në shifra as mijëra njerëz që mendohet se janë të zhdukur, ose që janë ende nën rrënoja, në Gaza që nga 7 tetori.