Rodrygo Goes është bërë një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve, me pesë klube të nivelit të lartë të interesuar për transferimin e tij.
Ardhja e Kylian Mbappes dhe sulmuesi brazilian Endrick, ka bërë që te Reali të mos jenë të sigurt për qëndrimin e Rodrygos në Santiago Bernabeu.
23-vjeçari ka zhvilluar 50 ndeshje me Los Blancos këtë edicion, teksa ka shënuar 17 gola dhe ka asistuar në nëntë të tjerë.
E ardhmja e tij duket më larg Santiago Bernabeut se sa qëndrimi në kryeqytetin spanjoll Madrid.
Top klubet evropiane si Paris Saint-Germain, Manchester City, Manchester United, Arsenal dhe Liverpool shohin te braziliani i ri një mundësi për të forcuar skuadrat e tyre përkatëse.
E gjitha kjo për shkak të deklaratave të tij të fundit, pavarësisht se më vonë ai konfirmoi se dëshiron të qëndrojë.
Te Reali ende nuk kanë marrë vendimin përfundimtar, por nëse e lënë të lirë brazilianin të largohet nuk do ta bëjnë pa fituar së paku 150 milionë euro.