Donald Trump është shpallur fajtor për falsifikimin e të dhënave biznesore të kompanisë, duke u bërë ish-presidenti i parë që dënohet për vepër penale.
Ai është shpallur fajtor në të 34 akuzat që rëndonin mbi të.
Për të arritur një aktgjykim, nevojitej njëzëshmëri mes anëtarëve të jurisë.
Trump, 77 vjeç, i ka mohuar akuzat dhe pritet të ankohet ndaj vendimit.