Një shtetas i huaj është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Prishtinë.
Sipas raportit ditor të Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Gjatë intervistimit bashkëshortja e të ndjerit ka deklaruar se ai ka pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për Obduksion.