/

Zelensky në Suedi për të kërkuar më shumë armë nga vendet nordike

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se ishte në Suedi për t’u kërkuar pesë aleatëve të tij nordikë më shumë armë për t’u përballur me ofensivën ruse.

“Prioritetet tona kryesore janë të sigurojmë më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, projekte të përbashkëta në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe armë për luftëtarët tanë si dhe përpjekjet globale për të detyruar Rusinë të bëjë paqe”, shkroi presidenti në median sociale.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen sot në Pragë për të diskutuar se si të koordinojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Në ditën e dytë të një takimi dyditor, ministrat do të kërkojnë të bëjnë përparim në bisedimet për një propozim prej 100 miliardë eurosh (108 miliardë dollarë) nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për të zhvendosur përgjegjësinë për koordinimin e ndihmës nga një nismë joformale e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndaj strukturave formale të vetë NATO-s.

Deri më tani, vendet anëtare të NATO-s kanë koordinuar ndihmën ushtarake jo përmes vetë NATO-s, por përmes Grupit të Kontaktit të Ukrainës (UCG) të udhëhequr nga SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published.