Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini ka komentuar reagimin e presidentes Vjosa Osmani pasi Ministria e Punëve të Jashtme nuk ishte konsultuar për letrën e cila ishte drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ukshini përmes një interviste ka thënë që Osmani është duke shfaqur një lloj protagonizmi.
Sipas tij, Lëvizja “Guxo” është nën kontrollin e kryeministrit, Albin Kurti.
“Mendoj që këtu kemi të bëjmë me një lloj protagonizmi dhe një politikë të brendshme që flitet, e është sekret publik që Lëvizja ‘Guxo’ është më shumë nën kontrollin e kryeministrit Kurti se sa të Vjosa Osmanit. Kjo po më duket që pak e ka irrituar në kuptimin që ky pozicion e ka vënë në plan të dytë presidenten.
Mendoj që ministri i Jashtëm pa marr parasysh a pajtohemi me letrën a s’pajtohemi, ministri i Jashtëm ka të drejtë të shkruaj letrën dhe nëse e bën në marrëveshje me kryeministrin është çdo gjë ok. Politikën e jashtme e krijon Ministria e Jashtme, e presidenti është më shumë një lloj noteri në kuptimin e politikës së jashtme”, ka thënë Ukshin.