/

Filluan zgjedhjet për Parlamentin Evropian, votimet e para në Estoni

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian nisën me votim online në Estoni, nga ora 9 e mëngjesit, ndërsa prej mesditës votimi filloi edhe duke shkuar personalisht në qendrat e votimit, shkruan Politico dhe thekson se deri në orën 11:30 kanë votuar rreth 5.000 votues.

Ditët zyrtare të zgjedhjeve janë 6-9 qershor, ku qytetarët në shumicën e shteteve anëtare votojnë të dielën, më 9 qershor.

Fillimi i votimit në Estoni nuk ishte pa probleme, pasi disa shfletues (Browser) bllokuan aplikacionin e nevojshëm për votim.

Partia Atdheu e ish-ministrit të jashtëm Urmas Reinsalu ka udhëhequr në sondazhet e opinionit publik gjatë gjashtë muajve të fundit, duke kundërshtuar masat e “politikës së gjelbër” dhe duke kërkuar mbikëqyrje më të madhe të ndërtimit të infrastrukturës hekurudhore që lidh Baltikun me Poloninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.