//

UEFA ndan çmimet, Vinicius shpallet lojtari më i mirë i sezonit

Vinicius Junior u emërua sot (3 qershor) si lojtari më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëve pasi e udhëhoqi Real Madridin drejt lavdisë evropiane, së bashku me Jude Bellingham i cili u shpall lojtari i ri më i mirë.

Sulmuesi brazilian shënoi gjashtë gola dhe bëri pesë asistime gjatë këtij rrugëtimi të Real Madridit, duke përfshirë një gol në finalen e fituar me rezultat 2-0 ndaj Borussia Dortmundit në “Wembley”.

Ky triumf ndaj ekipit gjerman do të thotë se Real Madridi u shpall kampion i Evropës për herë të 15-të në historinë e klubit.

“Unë jam shumë i lumtur që e kam fituar një tjetër Ligë të Kampionëve me këtë klub, i cili më ka dhënë mua shumë”, ka thënë Vinicius.

Mesfushori anglez Bellingham e fitoi çmimin si lojtari i ri më i mirë i sezonit në Ligën e Kampionëve, pas një sezoni të parë të mrekullueshëm me gjigantin spanjoll.

20-vjeçari shënoi katër gola dhe dhuroi pesë asistime në Ligën e Kampionëve, të cilët po ashtu u shpallën kampion edhe në La Liga.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Është nata më e mirë e jetës sime. Ky ishte gati një sezon perfekt”, ka thënë Bellingham.

Leave a Reply

Your email address will not be published.