/

Një rrugë në Tiranë merr emrin e biznesmenit të vrarë Remzi Hoxha

Në Bashkinë e Tiranës të hënën është mbajtur të hënën ceremonia për vendosjen e emrit të Remzi Hoxhës, një rruge në kryeqytet. Me këtë rast, kryebashkiaku Erion Veliajt ka mbajtur një fjalim para familjarëve të Remzi Hoxhës, i cili, u zhduk nga SHIK-u në vitin 1995.

Veliaj, në një postim në Facebook, sot, ka postuar një video nga ceremonia e vendosjes së emrit të Remzi Hoxhës, një rruge në kryeqytet.

Në fjalimin e tij kryebashkiaku ndër të tjera, tha se zakonisht kryeqyteti nderon njerëzit që i kanë dhënë atij një emër të madh, njerëz që nderojnë historinë e qytetit, njerëz që kanë kontribuar shumë për të ardhmen e qytetit dhe që kanë ndryshuar me veprën e tyre historinë e këtij qyteti.

Por rasti i djeshëm, sipas Veliajt, është një rast i pazakontë pasi kryeqyteti do të nderojë dikë që e ka breng në ndërgjegjen e tij. “Pra, do të nderoj dhe përjetësoj dikë që qyteti e ka vrarë”.

“Ceremonia e djeshme për emërtimin e një rruge në Tiranë me emrin Remzi Hoxha, sipërmarrësi i njohur shqiptar, i cili u zhduk nga SHIK-u në vitin 1995. Autorët e këtij krimi shtetëror, nuk dolën kurrë para drejtësisë, por qyteti nuk harron, duke përjetësuar figurën e tij”, ka shkruar Veliaj, sot në Facebook.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.