//

Lajçak në KiE informoi shtetet anëtare për situatën aktuale në dialogun Kosovë-Serbi, kërkon unitet

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka folur para shteteve anëtare të Këshillit të Europës mbi procesin që ai ka në përgjegjësi.

Lajçak tha se aty foli mbi gjendjen aktuale të dialogut Kosovë-Serbi dhe shtoi se uniteti brenda BE-së është çelësi për ta forcuar pozitën e Unionit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kënaqësi të kthehem në Këshillin e Europës në Strasburg pas gati dy vjetësh. E vlerësova mundësinë për të informuar shtetet anëtare të BE-së për situatën aktuale dhe sfidat përpara në dialogun e lehtësuar nga BE.  Uniteti i BE-së është kyç për të forcuar pozicionin tonë politik në Ballkanin Perëndimor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.