/

Plagoset me thikë një politikan gjerman

Një politikan vendës nga partia e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) u plagos në një sulm me thikë në Mannheim të martën vonë, raportoi të mërkurën agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Incidenti vjen vetëm disa ditë pas një sulmi tjetër me thikë në një demonstratë antiislame në të cilën u vra një polic.

Sulmuesi me thikë u arrestua menjëherë pas incidentit rreth orës 20:45, të martën, shkruan Reutersi.

Dega lokale e AfD tha se politikani i plagosur ndodhet në spital dhe se autori mund të jetë një aktivist radikal i majtë, sipas DPA-së.

Policia lokale nuk pranoi të komentonte dhe zyra lokale e AfD-së nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters, për intervistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.