Policia e Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar tetë raste të dhunës në familje në 24-orëshin e fundit.
Detaje nga raporti i policisë për rastet e dhunës:
· Lipjan / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një konflikti është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, për të cilat i dyshuari kishte leje për armëmbajtje. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
· Obiliq / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
· Pejë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
· Pejë / Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, në gjendje të dehur i ka goditur dyert e shtëpisë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
· Deçan / Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar ta godasë me një mjet të mprehtë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rahovec / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.