//

Shërbimi Kombëtar i Motit shpjegon arsyen e shfaqjes së “resë me vrima” mbi New York

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka njoftuar se një re e pazakontë “me vrima” e vërejtur mbi Vermont dhe luginën Champlain të New York-ut ka të ngjarë të jetë rezultat i një aeroplani.

Siç raportohet, një re e veçantë është dalluar në qiellin e New York-ut e njohur si “re me vrima”.

“Kjo lloj reje zakonisht formohet kur temperatura e ujit të saj është nën zero, por uji nuk ka ngrirë”, tha NWS.

NWS shtoi se vrima e veçantë e resë ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga ndonjë aeroplan.

“Kur një aeroplan kalon nëpër re, ajri rreth krahëve dhe trupit të tij ftohet, duke shkaktuar që pikat e ujit të kthehen në kristale akulli, të cilat fillojnë e bien nga reja, duke lënë pas një vrimë”, vazhdon e sqaron NWS.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.