Kombëtarja e Gjermanisë e ka publikuar listën finale për Kampionatin Evropian.
Trajneri Julian Nagelsmann, ka zbuluar emrat e 26 futbollistëve që do të luajnë në Euro 2024.
Nga lista paraprake, ai ka lënë jashtë vetëm portierin e Stuttgartit, Alexander Nübel, i cili bashkë me futbollistin shqiptar, Brajan Gruda dhe Rocco Reitz, të cilët ishin pjesë e grumbullimit fillestar.
Gjermania si nikoqire e Kampionatit Evropian, ndeshjen e parë e luan me 14 qershor kundër Skocisë, ndërsa është në frup edhe me Hungarinë dhe Zvicrën.