/

Kryetari i Prishtinës pas takimit me Edi Ramën: Dyert e kryeqytetit janë të hapura për secilin shqiptar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin me Edi Ramën dhe dekorimin që ia bëri këtij të fundit.

“Takim vëllazëror, ku mikpritja e përqafimi mes shqiptarësh nuk mungon asnjëherë”, ka shkruar i pari i “kryeqytetit në Facebook.

Ai ka thënë se dyert e kryeqytetit janë të hapura për secilin shqiptar.

I lumtur që sot dekorova kryeministrin shqiptar Edi Rama me çmimin “Çelësi i Qytetit”. Jo vetëm për simbolikën që ka, por edhe për t’i treguar që dyert e Kryeqytetit janë të hapura, jo vetëm për të, por për secilin shqiptar”.

“Biseduam për bashkëpunimin që e kemi në fusha të ndryshme si kulturë, sport e turizëm; e për Lojërat Mesdhetare si mundësi të artë të cilën e arritëm përmes e bashkë me Shqipërinë”.

“Faleminderit për ardhjen tuaj kryeministër!”, ka shkruar Përparim Rama në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.