Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është takuar me ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Kryesuesin e organizatës ODI Global, Sir Sumantra Chakrabarti, dhe CEO-n e ODI-së, Sara Pantuliano, të cilët kanë udhëtuar në Prishtinë këtë javë për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës.
Kurti ka bërë të ditur se në takim është biseduar për anëtarësimin e Kosovës në BERZh në vitin 2012, anëtarësim që erdhi gjatë mandatit të Sir Suma si president i këtij institucioni ndërkombëtar financiar.
“Gjatë një drekë me kuzhinën tonë tradicionale, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në BERZh në fillim të mandatit të Sir Suma si President; progresin tonë të jashtëzakonshëm ekonomik dhe demokratik që nga çlirimi, veçanërisht gjatë viteve të fundit; dhe punën e gjerë dhe të avancuar të ODI në të gjithë Evropën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Kurti në një postim në X.