//

Për disa ëndrra u kthye në makth: Kjo është lista e të gjithë yjeve që humbasin Euro 2024 për shkak të lëndimeve

Ndërkohë që disa futbollistë humbën Kampionatin Evropian për shkak se nuk u kualifikuan, ka edhe nga ata që ëndrrat e tyre u rrëzuan për shkak të një dëmtimi që erdhi në momentin më të keq të mundshëm. E gjatë është lista e futbollistëve më të mirë që do të mungojnë në Euro për këtë shkak.

Kampionati evropian në Gjermani po afron dhe është mikpritësi ai që do të hapë garën e më të mirëve të kontinentit të vjetër me ndeshjen ndaj Skocisë të premten nga ora 21:00.

Ëndrra e çdo futbollisti është të luajë me vendlindjen e tij në një garë madhore dhe të përpiqet t’i sjellë atij lavdi të përjetshme. Mirëpo, disa prej tyre nuk do t’i shikojmë sepse nuk u kualifikuan, disa mbetën pa thirrje nga përzgjedhësit, e disa nuk po udhëtojnë për në Gjermani për shkak të lëndimit.

Qindra miliona euro u kushtuan yjeve që as nuk u kualifikuan, pikërisht Erling Haaland, Alexander Isak dhe Martin Odegaard. Pra, lojtarët më të shtrenjtë që nuk shkojnë në Euro 2024 vijnë kryesisht nga ekipet skandinave, përfaqësuesja e vetme e të cilave do të jetë Danimarka.

Në këtë tekst do të ndalemi tek ata futbollistë që nuk do të marrin pjesë në Evropian për shkak të lëndimeve. Disa kombëtare të mëdha kanë probleme serioze me lojtarët e lënduar dhe në vend të parë janë Italia dhe Holanda, pasuar nga Spanja, Anglia dhe Franca me shumë probleme.

Holandezët janë “shkatërruar” tërësisht nga lëndimet, ndaj Frenkie De Jong, Teun Koopmeiners, Marten de Roon, Sven Botman, Jurrien Timber dhe Quilindschy Hartman do të mungojnë në Kampionatin Evropian.

Situata nuk është më e mirë në kampin e kampionëve në fuqi të Evropës, Azurrët. Te Italia, Destiny Udogie, Domenico Berardi, Nicolo Zaniolo, Francesco Acerbi dhe Giorgio Scalvini humbasin Kampionatin Evropian për shkak të lëndimeve, ndërsa mesfushori Sandro Tonali nuk është thirr pas pezullimit të tij për baste të paligjshme, pasi lojtari i Newcastle me siguri do të kishte luajtur titullar.

Francezët për shkak të dëmtimeve janë pa Lucas Hernandez, Wesley Fofana dhe Boubacar Kamara, ndërsa prej kohësh janë pa Paul Pogba, i cili u pezullua për doping dhe me siguri nuk do ta shohim më në fushë.

Spanjollët janë pa Isco, Gavi dhe Yeremy Pino, ndërsa anglezët janë pa Harry Maguire, Ben Chilwell dhe Tyrone Mings për shkak të lëndimeve. Nuk është as Reece James, i cili pas lëndimeve të rënda nuk arrin të kap vazhdimësinë.

Nga kombëtaret më të mëdha, Gjermania dhe Portugalia kanë më pak telashe në Euro, Serge Gnabry dhe Aleksander Pavlovic për gjermanët dhe Otavio për portugezët.

Edhe pse jo ndër favoritët për fazën e dytë të garës, përzgjedhja e Skocisë do të ishte dyfish më e fortë nëse do të kishte një ekip të plotë së bashku. I mungojnë shumë futbollistë të rëndësishëm, ndaj Lewis Ferguson, Aaron Hickey, Ben Doak dhe Lyndon Dykes mungojnë në Euro 2024.

Disa nga ekipet kombëtare mbetën pa vetëm një futbollist, por jashtëzakonisht të rëndësishëm, si David Alaba (Austri), Caglar Soyuncu (Turqi), Thibaut Courtois (Belgjikë) të papërgatitur sa duhet dhe Michal Sadilek (Çeki).

Kjo është lista e të gjithë futbollistëve që janë jashtë makinerisë në Kampionatin Evropian për shkak të dëmtimit:

Gjermania:

Serge Gnabry

Aleksander Pavlovic

Skocia:

Lewis Ferguson

Aaron Hickey

Lyndon Dykes

Ben Doak

Spanja:

Jeremy Pino

Gavi

Isco

Italia:

Destiny Udogie

Domenico Berardi

Nicolo Zaniolo

Francesco Acerbi

Giorgio Scalvini

Sandro Tonali (pezullim)

Anglia:

Tyrone Mings

Ben Chilwell

Harry Maguire

Reece James (nuk është mjaftueshëm në formë)

Franca:

Lucas Hernandez

Wesley Fofana

Boubacar Kamara

Paul Pogba (pezullim)

Holanda:

Frenkie de Jong

Teun Koopmeiners

Martin de Roon

Sven Botman

Quilindschy Hartman

Jurrien Timber

Austri:

David Alaba

Belgjika:

Thibaut Courtois

Portugalia:

Otavio

Turqia:

Caglar Soyuncu

Republika Çeke:

Michal Sadilek

Leave a Reply

Your email address will not be published.