/

Një person gjendet i vdekur në Pejë

Një person dyshohet se ka vdekur gjatë paradites të së enjtes në Pejë.

Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot me datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Kastrati’ në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, ka bërë të ditur policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.