Ish-portieri i Gjermanisë, Jens Lehmann punon si komentues për Daily Mail gjatë Kampionatit Evropian. Në tekstin e tij ai ka deklaruar se ishte në hapjen e Kampionatit Evropian në Munih, ku Gjermania mposhti Skocinë me rezultat 5-1.
Nikoqirët e Euro 2024 ishin shumë të fortë për skocezët dhe shënuan tre gola në pjesën e parë, në të cilën Skocia mbeti me një lojtar më pak. Në pjesën e dytë gjermanët e përfunduan me qetësi ndeshjen dhe u ulën në krye të grupit A.
Fitorja e thellë dhe me lehtësi ka bërë që ish-portieri gjerman, Lehmann të thotë se Skocia është kombëtarja më e keqe në Euro 2024.
“Isha në Mynih për ndeshjen hapëse midis Gjermanisë dhe Skocisë dhe tashmë mendoj se Skocia është skuadra më e keqe e turnet. Futbollistët skocezë kanë qenë të turpshëm dhe zhgënjyes në kontrast me tifozët e tyre fantastikë, ka thënë fillimisht Lehmann.
“Edhe si tifoz i Gjermanisë jam i zhgënjyer që ata nuk ishin konkurrues, kështu që nuk marr me vete sepse loja ishte si një stërvitje. Nëse fiton 5-1, të gjithë do të mendojnë se mund të shkosh deri në fund, por kjo ishte ndeshja e parë konkurruese e Gjermanisë që nga Kupa e Botës 2022.
“Hungaria dhe Zvicra do të jenë prova më të vështira, vetëm pas tyre do të mund ta shohim Gjermaninë si një pretendentë për titullin”, përfundoi gjermani.
Midis 1988 dhe 2011, Lehmann mbrojti për Schalke, Milan, Borussia Dortmund, Stuttgart dhe Arsenal. Ai e përfundoi karrierën në klubin londinez, me të cilin fitoi tre trofe.
Ai gjithashtu fitoi tituj me Schalken, Milanin dhe Borussia Dortmund. Ai grumbulloi 61 paraqitje për kombëtaren gjermane.