Një ngjarje tragjike ka ndodhur diten e sotme në Prizren, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj. Viktima u gjet pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Beteja e Jeshkovës”, rreth orës 06:00 të mëngjesit.
Viktima ka bërë vetëvrasje me armë zjarri. Sipas mediave në Kosovë, viktima është 45-vjeçarja Qefsere Berisha.
“Policia nën udhëheqjen e prokurorit ka bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive”, thuhet në një njoftim paraprak lidhur me ngjarjen.