Duket se atmosfera sa shkon e bëhet më interesante në Hamburg, ku prej orës 15:00 takohen Kroacia e Shqipëria.
Mërgimtari i quajtur Arbër, është një shqiptar që jeton në Gjermani, ndërsa vëllai i tij jeton në Split. Ai ka mbuluar veturën me flamur shqiptar dhe flamur të Kroacisë.
Për të dy Kombëtaret, ndeshja është vendimtare.
Si Shqipëria, ashtu edhe Kroacia presin përkrahje të madhe nga tifozët.