Kanë mbetur më pak se dy orë deri në fillim të ndeshjes më interesante të ditës, ajo mes Shqipërisë dhe Kroacisë në Euro 2024.
Tashmë shumë tifozë kanë mbushur rrugët e Hamburgut, raporton DTV.
Madje UEFA po çuditet për miqësinë që po e tregojnë tifozët shqiptarë me ata kroatë.
Po kërcejnë, po vallëzojnë së bashku – vërtetë pamje interesante nga Hamburgu.
Kujtojmë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë zhvillohet nga ora 15:00.
🇭🇷 #CROALB 🇦🇱 #FanLove ft. @HNS_CFF & @FSHForg. 🤝🫂#EURO2024 | @CroatiaFooty | @AlbanianFooty pic.twitter.com/LsOtsj63n9
— UEFA EURO 2024 DE (@EURO2024DE) June 19, 2024