/

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Për portalin kjo u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili konfirmo se takimi do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak.

”Mund të konfirmoj se një takim i nivelit të lartë i dialogut Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet në Bruksel të mërkurën e ardhshme. Presidenti i Serbisë dhe kryeministri Kurti do të përfaqësojnë palët përkatëse dhe takimi do të drejtohet nga Lehtësuesi – Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák”, tha Stano.

Leave a Reply

Your email address will not be published.