Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur së fundmi në Prizren.
Indeksonline i ka publikuar disa pamje të rëndë ku një mashkull shihet duke e rrahur brutalisht një femër.
Nuk dihet se kur ka ndodhur ky rast.
Portali ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një raporti zyrtar.
Zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Vesel Gashi, tha se janë duke i marrë informacionet e nevojshme lidhur me rastin.
“Videon ia kam përcjellur komandantit të stacionit. Tani do të shohim se si ka ndodhur ky rast. Jemi duke bërë përpjekje që ta identifikojmë personin e dyshuar”, tha ai.
“Kur te kemi ndonjë informacion zyrtar do ta bëjmë të ditur dhe do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Gashi.