/

Qeveria konfirmon takimin Kurti-Vuçiq

Nga qeveria e Kosovës kanë konfirmuar takimin që do të mbahet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb Vuçiq me 26 qershor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, Kryeministri i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut, i cili është paraparë për javën tjetër, më 26 qershor.

Kryeziu ka thënë se në fokus të takimit do të jetë zbatimi i marrëveshjes bazike dhe aneksi i saj.

“Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara.” deklaroi Kryeziu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.