Xherdan Shaqiri është rikthyer protagonist te Kombëtarja e Zvicrës në Euro 2024.
Pasi nuk luajti në ndeshjen e parë, Shaqiri startoi ndaj Skocisë dhe tregoi se është futbollist i garave të mëdha.
Shaqiri realizoi golin e vetëm për Zvicrën në barazimin 1-1.
Sulmuesi gjilanas u bë futbollisti i parë në histori që shënon në gjashtë gara të mëdha radhazi, tre Kampionate Botërore dhe tre Evropiane.
E në fund të ndeshjes paraqitja e Shaqirit u vlerësua lartë edhe nga tifozët zviceranë që ishin në numër shumë të madh në RheinEnergieStadion.
“Oh Xherdan Shaqiri, oh Xherdan Shaqiri”, ishte kënga e tifozëve zviceranë drejtuar sulmuesit kosovar i cili u afrua për t’i falënderuar ata.
Kjo ka bërë që faqja zyrtare e Euro 2024 ta publikojë videon në fjalë e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe mijëra komente.
Ohhhh Xherdan Shaqiri🇨🇭#EURO2024 | #SCOSUI pic.twitter.com/LNhmHX4J9o
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) June 19, 2024