///

Besonte se lopa ia kishte ngrënë orën, Rolex i fermerit britanik shfaqet 50 vjet më vonë

Një fermer britanik u ribashkua me orën e tij Rolex ,50 vjet pasi besohej se ajo ishte bërë vakt për një lopë të uritur.

James Steele, 95 vjeç, tha se ai e bleu Rolex menjëherë pas ditëlindjes së tij të 21-të në vitin 1950, por ai e humbi atë rreth 20 vjet më vonë ndërsa punonte në fermën e tij në Shropshire, Angli.

Steele tha se ai kërkoi në fusha për të gjetur orën, por i vetmi “i dyshuar” aty pranë ishte një lopë.

“Lopa mund ta kishte ngrënë”, tha Steele.

Bëhet e ditur se ora është rishfaqur tani 50 vjet më vonë, pasi djali i Steele i dha leje gjuetarit të thesarit, Liam King, të përdorte detektorin e tij metalik për të kërkuar monedha të vjetra në pronën e tij.

Por, mbetet e paqartë nëse ora ka kaluar vërtet në gojën e një lope.

“Isha mjaft i gëzuar sepse kurrë nuk e kisha menduar se do ta shihja orën më”, tha Steele.

Ai tha se ora nuk është në gjendje pune, por ka shmangur ndryshkjen me kalimin e viteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.