Kryediplomati austriak, Alexander Schallenberg, sot bëri bashkë gjashtë ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” për të folur se si mund “të hyjë përfundimisht” rajoni në BE.
“Mblodha bashkë “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe kolegët tanë të Ballkanit Perëndimor në Europa-Forum Ëachau 2024. 12 ministra të Jashtëm diskutuan se si të realizohet përfundimisht zgjerimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe si të sjellin përfitime të prekshme për rajonin në rrugën drejt anëtarësimit të plotë”, ka shkruar Schallenberg.
Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i cili ka thënë se Europa vetëm e bashkuar mund t’iu dalë në ballë sfidave.
“Europa mund të ekzistojë vetëm nëse është e bashkuar. Asnjë vend nuk mund t’i kapërcejë sfidat i vetëm. Vetëm së bashku mund të sigurojmë lirinë dhe prosperitetin”, ka thënë Borrrell.
Ai më herët bëri edhe një njoftim mbi diskutimin në këtë takim.
“Gëzohem që takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”. Ne diskutuam se si të ndërtojmë një Europë më të unifikuar së bashku. Faleminderit Schallenberg që na mblodhe këto ditë në Austri”.
Në këtë takim ishte edhe kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla.