//

Starti i çuditshëm i Euro 2024 – autogolat kryesojnë tabelën e golashënuesve më të mirë

A po e shijoni Kampionatin Evropian 2024? Natyrisht që po. Ka qenë një start fantastik deri më tani. Ka plotë arsyeje, por ndër më kryesorët është se kjo garë e cila po shoqërohet me një numër të madh golash, një përqindje e konsiderueshme e tyre janë autogola.

Deri më tani janë zhvilluar 18 ndeshje në Euro 2024 ndërsa pesë prej golave të shënuar kanë qenë autogola, që do të thotë se deri në këtë fazë janë shënuar tre autogola më shumë se në 64 ndeshje të zhvilluara në Kupën e Botës 2022.

5) Robin Hranac, Portugali – Çeki

Mbrojtësi ishte tërësisht i pafajshëm këtu, një viktimë e vendimit hutues të portierit çek Jindrich Stanek i cili gaboi në dalje.

4) Max Wober, Francë vs Austri

Ky autogol kishte një ndikim të madh veçanërisht për faktin se ishte goli i vetëm në këtë takim ndonëse merita të mëdha ka Kylian Mbappe pas veprimit të tij individual fantastik që e detyroi Ëober të shënojë në rrjetën e portës së tij.

3) Riccardo Calafiori, Spanjë vs Itali

Ky gol është i së njëjtës kategori si ajo e Wober. Edhe në këtë ndeshje ishte goli i vetëm dhe sërish pati magji gjatë ndërtimit të aksionit. Tek autogoli i Wober kishte merita të mëdha Mbappe ndërsa tek ky i Calafiorit kishte Nico Williams.

2) Klaus Gjasula, Kroaci vs Shqipëri

Gjasula ishte tërësisht i pafat në situatën ku ai shënoi në rrjetën e portës së tij. Pas një pritje nga Strakosha topi përfundoi tek këmbët e Gjasulës dhe ai nuk kishte asnjë mundësi reagimi. Sidoqoftë, mesfushori shqiptar e përmirësoi “gabimin” e tij duke shënuar golin e barazimit në çastet e fundit të takimit.

1) Antonio Rudiger, Gjermani vs Skoci

Goli i vetëm i pësuar nga Gjermania deri më tani në Euro 2024 mban emrin e Antonio Rudiger. Ylli i Real Madridit në përpjekje për ta larguar topin nga zona e rrezikshme shënoi në portën e Neuer.

Leave a Reply

Your email address will not be published.