//

Formacionet zyrtare/ Shqipëria për “jetë a vdekje” ndaj Spanjës, ndryshime te kuqezinjtë

Shqipëria sfidon Spanjën në orën 21.00 në Dusseldorf, në ndeshjen e fundit të grupeve të Europianit. Kuqezinjtë kërkojnë triumfin për të arritur te kualifikimi, ndaj një rivali që kryeson grupin me pikët e plota dhe që ka arritur objektivin e vet.

Pak më parë janë publikuar formacionet, me trajnerin Sylvinho dhe homologun De La Fuente. Ashtu siç pritej, Sylvinho ka zgjedhur më të mirët, ndërsa De La Fuente, ka bërë një rotacion total, duke aktivizuar lojtarët e stolit.

Sa i takon mungesave, Mirlind Daku nuk është në dispozicion për shkak të pezullimit të UEFA-s, pas ofendimeve ndaj serbëve dhe maqedonasve. Në krahun tjetër, te iberikët, Rodri s’do jetë për motiv kartonash, ndërsa Perez dhe Fernandez janë të dëmtuar.

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.