Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi mes tri veturave në fshatin Drenoc të Klinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
“Në këtë aksident ishin të involvuara tri vetura, dhe si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.