/

Një ditë para takimit Kurti-Vuçiq, në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”

Në disa lokacione në Beograd sot janë shfaqur pllakata me imazhin e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq, bashkë me shkrimin Kosova është Serbi.

Sipas mediave serbe, si autore e këtyre pllakateve është nënshkruar lëvizja “Nashi” (Tanët), e njohur për shënjestrimin e shpeshtë të mediave dhe gazetarëve në Serbi.

“Nova” shkruan se një nga lokacionet ku është shfaqur imazhi i Millosheviçit është ura e Brankut (Brankov most, kështu që ata që janë drejtuar nga Beogradi i Vjetër në Beogradin e ti do t’i kenë parë posterët. Posterë të tillë janë vendosur edhe në Vraçar, transmeton Telegrafi.

Simbolikisht apo jo, posterat janë vendosur një ditë para vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lëvizja “Nashi” udhëhiqet nga ligjëruesi fetar Ivan Ivanoviq.

“Nuk dihet pse nën imazhin e Millosheviqit është shkruar mbishkrimi Kosova është Serbia. Mirëpo, dihet se gjatë dhe për shkak të sundimit të tij, ushtria dhe policia serbe u tërhoqën nga territori i Kosovës pas Marrëveshjes së Kumanovës, e cila u nënshkrua në vitin 1999 si marrëveshje që i dha fund bombardimeve të NATO-s mbi RFJ-në”, shkruan mediumi serb.

Leave a Reply

Your email address will not be published.