Ka përfunduar aventura e Kombëtares Shqiptare në “Euro 2024”.
Pas humbjes mbrëmë ndaj Spanjës në Dusseldorf, ka reaguar edhe mesfushori nga Kosova, Ylber Ramadani.
Mesfushori që luan te Lecce, përmes një postimi në “Instagram”, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e tij dhe të Kombëtares Shqiptare në këto tri ndeshje të mëdha.
Kujtojmë edhe një herë që Shqipëria, u eliminua mbrëmë nga “Euro 2024” duke përfunduar në vendin e fundit duke barazuar ndaj Kroacisë, dhe duke humbur ndaj kampionit në fuqi Italisë dhe Spanjës.