/

Udhëheqësit e BE-së bien dakord për mandatin e dytë të Von der Leyen

Udhëheqësit e BE-së që negociojnë postet kryesore të bllokut kanë rënë dakord të emërojnë Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Europian.

Si pjesë e marrëveshjes, negociatorët ranë dakord gjithashtu që ish-kryeministri portugez António Costa të jetë presidenti i ardhshëm i Këshillit Europian.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas do të jetë shefja e re e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian.

Marrëveshja vjen përpara një samiti të liderëve europianë që do të mbahet në Bruksel të enjten dhe të premten për të vendosur se kush do të udhëheqë institucionet e Bashkimit Europian për pesë vitet e ardhshme.

Për t’u emëruar, von der Leyen ka nevojë për mbështetjen e një “shumicë të kualifikuar të përforcuar” të liderëve të BE-së, që përfaqësojnë të paktën 20 vende dhe 65% të popullsisë së Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published.