Një 15-vjeçar është arrestuar në Hajvali të martën nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
Siç ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të mërkurën, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit dhe kontrollit te psikiatri, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.
Rasti është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.