Kombëtarja e Shqipërisë të hënën e mbaroi aventurën në “EURO 2024”.
“Kuqezinjtë” u gjendën në “Grupin e Vdekjes”, me kundërshtarë tejet të fortë si: Spanja, Italia dhe Kroacia.
Në përgjithësi futbollistët shqiptarë treguan paraqitje dinjitoze duke mos u turpëruar nga kombëtaret me klas botëror.
Aty, një nga futbollistët më të përfolur të kombëtarës Mirlind Daku, dha një intervistë për mediat shqiptare.
Ai deklaroi se “EURO 2024, nuk ishte dhe aq eksperiencë e mirë për të”.
“Ka qenë një eksperiencë e mirë për gjithë grupin, por për mua jo shumë e mirë – duke e parë atë rastin që ndodhi. Por nuk kemi çfarë të bëjmë. Kombëtarja po rritet më shumë dhe jam i kënaqur që isha pjesë e saj në Euro 2024. Sylvinho u ndje krenar që e kemi përfaqësua shumë mirë. Ne dinim që ky ka qenë grup i vështirë”, tha Daku.
Daku ishte dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA, si shkak i pjesëmarrjes në thirrjet ofenduese ndaj serbëve dhe maqedonëve.