Tre persona janë arrestuar dje në rajonin e Prishtinës, të dyshuar për veprën penale kanosje.
Dy raste kanë ndodhur në kryeqytet teksa një në Lipjan.
Të gjithë të arrestuarit kanë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 25.06.2024 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari Shqiptar shtetas i Shqipërisë për arsye se kishte kanosur me thikë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 25.06.2024 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor ka kanosur dy viktimat meshkuj kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Lipjan / 25.06.2024 – 10:05. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje e ka kanosur dhe fyer viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.