Sot në mesditë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Keqekollë të Prishtinës, ku si pasojë një person ka humbur jetën ndërsa janë lënduar 14 persona të tjerë.
Në këtë aksident ishin të përshirë një autobusë dhe një veturë.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci.