Një tërmet me epiqendër në Campi Flegrei dhe magnitudë 3.6 është regjistruar në Napoli në orën 08:08 të mëngjesit të sotëm.
Nga qendra në Fuorigrotta, tërmeti është ndjerë dukshëm në lagje të ndryshme të Napolit, veçanërisht në katet e sipërme.
Prej muajsh e gjithë zona e Flegrës ka qenë objekt i aktivitetit sizmik, duke krijuar panik te popullata. Mediat italiane bëjnë të ditur se tërmeti u pasua nga lëkundje të tjera.