/

Europa ‘digjet’ nga i nxehti afrikan, këto shtete po përballen me temperatura ekstreme

Europa po përballet me një valë të nxehti, ndërsa temperaturat më të larta janë regjistruar në rajonin e Mesdheut.

Meteorologia Geraldine Zollinger nga Meteo News bën të ditur se Spanja, Italia, Greqia, Franca dhe Kroacia po përballen me valën e të nxehtit me temperatura që arrijnë në 43 gradë celcius.

Gadishulli Iberik është një destinacion popullor udhëtimi. “Temperaturat do të jetë midis 30 dhe 40 gradë deri në fund të javës”, tha Zollinger. Shumë diell, veçanërisht në jug. Në Mesdheun verior, moti mund të ftohet pak që në fillim të javës së ardhshme për shkak për shkak të uljes së sistemit të presionit të lartë.

Spanja po vuan nga temperaturat e larta që nga fillimi i vitit. Ishte janari më i ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961. Në disa rajone të vendit, temperaturat u ngjitën në pothuajse 30 gradë Celsius.

Leave a Reply

Your email address will not be published.