/

Trump pas largimit të Biden nga gara: Presidenti më i keq në histori

Kandidati i republikanëve për president të Amerikës, Donald Trump, e ka komentuar dorëheqjen e Joe Bidenit nga gara presidenciale.

Ai tha se “Joe Biden është presidenti më i keq në histori të SHBA-së”.

Derisa ende s’dihet se kush do të jetë kandidati i demokratëve, Trump ka folur për zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Trump tha se mendon që Harris do të jetë më lehtë për t’u mposhtur se Biden.

Leave a Reply

Your email address will not be published.