Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion policor në fshatin Koliq të Prishtinës, ku u arrestua një person i dyshuar dhe u sekuestruan armë e municion.
Aksioni i drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë erdhi pas dyshimeve për veprën penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.
“Gjatë kontrollit të shtëpia e të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar:
Një armë (pistoletë) kal: 7.62mm,
Dy armë (pistoletë) kal: 9×19 mm
Tetë karikatorë,
61 fishekë kalibër 7.62
Dy armë gjuetie, kal: 12 GA
Një pushkë me dylbi prodhim italian dhe
303 fishekë kalibrash të ndryshëm” – njoftoi Policia.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe tashmë po ndërmerren veprimet e nevojshme.