Analisti gjerman, Bodo Weber, që është njohës i politikave në rajon, në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ka folur rreth marrëveshjes së Bashkimit Evropian, Gjermanisë e Beogradit për litiumin.
Duke komentuar konferencën për media të kancelarit Scholz dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, si dhe temën e Kosovës, Weber foli edhe për qasjen e BE-së.
“Fakti që Europa tani po i shkëmben ato interesa specifike industriale në Serbi për të gjitha interesat e tjera – Kosovën, demokracinë, integrimin në BE, nuk do të thotë se qeveria gjermane braktis qëllimin politik të integrimit të Serbisë në BE – do të forcojë ata aktorë, si p.sh. Hungaria apo të tjerë skeptikë ndaj politikës së zgjerimit”.
Weber thotë se e sheh këtë lëvizje të BE-së si hyrje në fazën e tretë të zbutjes së Serbisë.
“Duket se vizita e Scholzit të premten nisi fazën e tretë të politikës dhjetëvjeçare të qetësimit të Perëndimit, me rolin udhëheqës të BE-së dhe Gjermanisë ndaj Serbisë, d.m.th. regjimit të Aleksandër Vuçiqit. Pas përparimit fillestar historik në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe në marrëdhëniet ndërmjet BE-së – veçanërisht Gjermanisë – dhe Serbisë, Beogradi dhe Prishtina filluan të përdorin vakumin strategjik në dialog për të minuar dialogun dhe për ta keqpërdorur atë për qëllimet e brendshme. Kështu lindi faza e parë e politikës së përkëdheljes, tregtimit të demokracisë me Kosovën, e cila i mundësoi Vuçiqit ta shndërrojë Serbinë në një shtet autoritaro-autokratik.
Ai thotë se tragjedia e kësaj politike të zbutjes “shumë më tepër sesa dimensionit të saj moral, tradhtisë së vlerave liberale-demokratike të vetë Perëndimit, qëndron në faktin se kjo politikë sipas regjimit të Vuçiqit është dëshmuar vazhdimisht se ka dështuar”.
Weber thotë se kjo ka dështuar në një “episod të shkëmbimit të territoreve ku rajoni, dhe rrjedhimisht Europa, shmangën ngushtë destabilizimin më të gjerë dhe përshkallëzimin e dhunshëm në një shkallë më të gjerë; dështoi në sulmin terrorist në Banjskë, ku – u shmang një konflikt më i gjerë i armatosur”.
“Prandaj, kjo politikë e shkëmbimit të një interesi me një tjetër, ndërkohë që shërben për të kënaqur një interes në një afat të shkurtër, në të njëjtën kohë thellësisht, në afat të gjatë, minon interesat e tjera strategjike të Gjermanisë, BE-së dhe Perëndimit në tërësi, me pasoja të pallogaritshme”.