Përleshjet në të cilat përfshihen qytetarët në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe kjo po konsiderohet edhe si cenim i sigurisë publike. Të tilla incidente ndodhin qoftë nëpër rrugë, kafeteri apo edhe në hapësira të tjera publike.
Media mëson se një rrahje brutale ndodhi edhe të mërkurën në rrugën “Adem Jashari” në Han të Elezit, ku një person po dyshohet se sulmoi dy të tjerë, për motive akoma të panjohura.
Viktimat, dy të rinj nga Prishtina, bazuar në informacionet e para, kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Si i dyshuar për rastin është një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.