/

Kjo është gruaja që vdiq në QKUK pas dhunës brutale nga burri

Një rast i rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Gushtericë të Poshtme në Graçanicë, ku një grua u rrah brutalisht nga bashkëshorti dhe për pasojë nuk arriti të mbijetojë.

Viktima ka humbur jetën sot në QKUK, ku u dërgua për trajtim mjekësor para dy ditësh.

Viktima dyshohet se ka pasur hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe nuk është arritur që të kryhet operacioni nga ekipi mjekësor në Klinikën Emergjente.

E ndjera që vdiq tragjikisht është Marija Zhivkoviq, 41-vjeçare.

Ndryshe, burri i saj i dyshuar është arrestuar më 31 korrik, në orët e mbrëmjes dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.