Një grua nga Gushterica e Poshtme e Graçanicës, ka humbur jetën sot në QKUK, ku përfundoi për trajtim mjekësor si pasojë e dhunës së ushtruar nga bashkëshorti i saj para dy ditësh.
Viktima dyshohet se ka pasur hemorragji në tru nga lëndimet e rënda dhe nuk është arritur që të kryhet operacioni nga ekipi mjekësor në Klinikën Emergjente.
Burri i saj i dyshuar është arrestuar më 31 korrik, në orët e mbrëmjes dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.