Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarit për vrasjen që ka ndodhur të premten në Mitrovicë.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e Valdrin Salihut për veprën penale të vrasjes që ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi”.
“Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhej në njoftim.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192
– 028 532 363
– 38344763034
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com