/

E trishtë: Ky është personi që humbi jetën pas lëndimeve që i mori nga makina bujqësore

Rastet kur persona të ndryshëm kërkojnë ndihmë në spital për shkak të lëndimeve që pësojnë në vendet e tyre të punës nuk janë të rralla. Ato shpesh herë ndodhin si pasojë e kushteve të këqija që ofrojnë kompanitë, por me raste janë edhe aksidentale.

Një rast i tillë i rëndë ka ndodhur në fshatin Bellopojë të Istogut, ku një person ka humbur jetën pas lëndimeve të rënda të pësuara teksa ishte duke punuar tokën.

Viktimë e këtij rasti ishte Astrit Metaj.

Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi mori lëndimet e rënda nga një makinë bujqësore, dhe i njëjti ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës por që nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.