Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjilan, rrugës për Kamenicë, ku për pasojë një 33-vjeçar ka humbur jetën.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në aksident ishin përfshirë një kamionetë dhe një veturë.
Personi që humbi jetën tragjikisht në këtë aksident është Osman Sopi.
Për humbjen e jetës së tij kanë shkruar edhe familjarët.
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Sot me datë 21.10.2024 ndërroi jetë më i dashuri jonë Osman Sopi. E lusim Allahun e Madhëruar ta mëshirojë shpirtin e tij fisnik dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus! Ma thave krahun vlla”, shkruhet në njërin postim nga familjarët e viktimës.