Vdes nëna Zyhra nga Prizreni, i kishte mbajtur me bukë luftëtarët e lirisë

Sami Lushtaku, nënkryetar i Skenderajt, thotë se më pikëllim e mori lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së bashkëluftëtarit Skender Sallauka, Zyhra Sallauka nga Prizreni.

“Nëna Zyhrë ishte një grua burrërore, që në vitet më të vështira të ilegalitetit, gjatë rrugës për në Shqipëri dhe anasjelltas, na ka mbajtur në konakun e saj e na ka përgatitur ushqim mua dhe shumë bashkatdhetarëve tjerë. Do ta kujtojmë për humanizmin dhe virtytet e saj fisnike. Ngushëllimet më të thella bashkëluftëtarit Skender, gjithë miqve dhe dashamirëve!”, ka shkruar Lushtaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.